
Lidhur me këtë temë ka folur edhe Zlatan Ibrahimoviç, sulmues i Paris Saint Germain dhe dikur pjesë e Barcelonës së Messit dhe Iniestas. Në një intervistë për "BelINSPORT" bomberi me origjinë boshnjake është shprehur se ylli argjentinas do të fitojë për të katërtin sezon rradhazi çmimin duke vlerësuar superioritetin e "Pleshtit" por ai vetë ka votuar për Andres Iniestan.
"Messi është lojtari më i mirë në botë dhe ai e meriton "Topin e Artë". E di se ai e ka fituar këtë çmim disa herë, por e ka merituar. Ai luan sikur të jetë në ‘play-station’, është diçka e pabesueshme. Njerëzit që thonë ndryshe ose nuk dinë asgjë rreth futbollit ose flasin gjëra të pakuptimta", ka deklaruar sulmuesi i PSG, Zlatan Ibrahimoviç. /