Tyson rrëfen ditën kur kapi gruan në shtrat me Brad Pitt (FOTO LAJM)

Mike Tyson ka zbuluar se si kapi në flagrancë gruan me yllin e Hollivudit Brad Pitt dhe si u xhindos nga ajo që zbuloi. 46- vjeçari tha se edhe pse ishte në proces divorci me aktoren Robin Givens ai shkonte përditë në shtëpinë e saj për seks. "Duhet të kishit parë fytyrën e tij kur më pa", u shpreh ai. 

Pas kësaj skene Tyson vrapoi tek avokati për përshpejtimin e praktikës së divorcit duke e quajtur gruan si "një derr" që po i grabiste paratë. Givens dhe Tyson patën një martesë jetëshkurtër në vitet ?80 të shënjuar nga dhuna. Kur ata u martuan në vitin 1988 pasuria eTyson vlerësohej në 50 miliardë dollarë. 


Givens kërkoi divorcin tre muaj më vonë duke lidhur kërkesën e saj me abuzimet e të shoqit dhe raportohet se nga ndarja ajo ka fituar 10 milionë dollarë. /albeu.com/

About