Ky është Mattia Destro, ish sulmuesi i Sienas që kaloi këtë verë te kryeqytetasit e Romës. Pas tij vjen ish sulmuesi i Inter, Giampaolo Pazzini për të cilin Milan ka shpenzuar 12,5 mln euro duke llogaritur edhe kartonin e Antonio Cassanos. Ndërsa podin e mbyll i riu i Palermos, Paulo Dybala që ka kushtuar 11,9 milionë euro.
Klasifikimin e ndjekin lojtarë të tjerë ku dominon Juventus dhe Inter, të cilët kanë qënë edhe më aktivët gjatë merkatos së fundit. Por që gjithësesi bëhet fjalë për shifra aq të ulëta sa që në Spanjë apo Angli do të shkriheshin së qeshuri. /albeu.com/