Grabitet Valon Behrami

Futbollisti kosovar i NapolitValon Berhami, është bërë viktimë e një vjedhjeje të enjten në darkë.

Behrami ndodhej në rrugën “Riviera di Chiaia” në Napoli kur ndodhi ngjarja ndërsa persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë arritur t’i marrin nga dora orën e markës “Hublot”.

Personat e armatosur janë larguar me shpejtësi me anë të një motori.

Më pas Behrami ka denoncuar vjedhjen në komisariatin “San Ferdinando”. /albeu.com/

About