Shaqiri dërgon Bayernin në çerekfinale (VIDEO)

Bayern Munchen djersin për të prerë biletën e cerekfinales së Kupës së Gjermanisë. Skuadra e drejtuar nga Jupp Heynckes zbriti në fushën e Augsburg me arsenal të plotë, duke përfituar edhe nga mbyllja e kampionatit për këtë vit, cka i dhuroi fitoren 2-0.

Goli i parë për bavarezët erdhinë minutën e 26 nga Mario Gomez. Por më pas ndeshja mori një tjetër rrjedhë sepse francezi Franck Ribery u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën e 48-të. Largimi i francezit nga fusha rriti më shumë besimin e skuadrës vendase që iu afrua disa herë golit të barazimit por pa arritur të shënojnë.

Një gjë të tillë e bëri shqiptari nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, i cili transferoi në rrjetë një asist të dhënë nga Muller në minutën e 85-të. 

Në ndeshjet e tjera, Schalke 04 thelloi krizën pasi edhe shkarkimi i trajnerit Huub Stevens nuk e evitoi humbjen e radhës. "Minatorët" u eliminuan nga Mainz 05 që fitoi 2-1 në transfertë, ndërsa Freiburg u mjaftua me një gol për të nxjerrë jashtë loje Karlsruhen. Surpriza e dytë e mbremjes erdhi nga Fortuna Dusseldorf që u eliminua pas humbjes 2-0 në fushën e Kickers Offenbach. 
DFB Pokal - Augsburg 0-2 Bayern Munich 18.12... by ourmatch

About