Rita Ora, artistja e re më e mirë në Britaninë e Madhe


Prestigjiozja britanike “The Sun” ka shpallur "më të mirët e vitit". Çmimi si mashkulli i vitit 2012">2012 është dhënë për
Robbie Williams ndërsa Emeli Sande është shpallur femra më e mirë e vitit.


Në këtë listë bën pjesë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e cila është vlerësuar si artisja e re më e mirë në Britaninë e Madhe për vitin 2012">2012. Për The Sun sportisti më i mirë është shpallur Andy Murray, ndërsa filmi më i mirë i vitit sipas The Sun është “Skyfall”. /albeu.com/

About