Mourinho dhe CR7, bashkë te United

Jose Mourinho dhe CristianoRonaldo do të largohen bashkë nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. Ky opsion është përfolur shumë dhe me kalimin e ditëve është bërë thuajse i sigurt. Por nuk është PSG ai që do të presë dy kampionët portugezë, njëri i pankinës dhe tjetri i fushës së lojës. E ardhmja e tyre do të jetëManchester United

Ky skenar zbulohet nga mediat spanjolle dhe ato britanike. Deri tani janë zëra merkatoje, por faktet e shtruara prej tyre janë bindëse. Fillojmë me raportin që trajneri dhe sulmuesi kanë me klubin madrilen. I pari ka humbur edhe besimin e presidentit Florentino Perez, i cili ishte njeriu që e mbështeste më shumë. I dyti ende nuk ka rinovuar kontratën e tij dhe nuk ka ndërmend ta bëjë, pasi Reali i Madridit nuk ka ndërmend të plotësojë kërkesat financiare tëCristiano Ronaldos, i cili pretendon 18 milionë euro në sezon. 

Pastaj janë edhe deklaratat e fundit të trajnerit të Manchester United Alex Ferguson që shtyjnë më shumë Mourinho dhe Cristiano Ronaldo në Premier League. Tekniku ka zbuluar se nëse sulmuesi portugez do të largohej nga reali i Madridit do ta bënte këtë vetën nëse do të kthehej në "Old Traford", ndërsa në fund të karrierës së tij, skocezi ka zgjedhur pikërisht Jose Mourinho si pasardhësin e tij më të denjë në pankinën e skuadrës më të titullur në Angli

About