Kupa e Italisë, Inter në çerekfinale (VIDEO)

interi rigjen buzëqeshjen në Kupën e Italisë, duke shëruar pjesërisht plagët pas humbjes ndaj Lazios. Skuadra e Stramaccionit siguroi një fitore pa derdhur shumë djersë ndaj Veronas me rezultatin 2-0.

Cassano e Guarin larguan alarmin nga skuadra zikaltër që e mbylli pjesën e parë në barazim 0-0. Ndeshja e zhvilluar në San Siro nuk dhuroi shumë emocione në pjesën e parë, por fraksioni i dytë pa një Inter më këmbëngulës pasi Stramaccioni vendosi të aktivizonte tre titullarë dhe rezultatet u vunë re menjëherë pasi Cassano dhe Guarin zhbllokuan situatën.

Rreth 15 minuta nga fundi, Interi u detyrua të luante me 10 lojtarë pas dëmtimit të portierit Castellazzi. Stramaccioni nuk kishte më zëvendësime në dispozicion dhe dorashkat i veshi sulmuesi Palazio. Në fazën çerekfinale, Interido të ndeshet me skuadrën 
fituese të ciftit Napoli-Bologna.
INT 2-0 VER (All Goals) ourmatch.net by ourmatch

About