“Shamikuqja” e ftuar në Kosovë

Aktorja e famshme turke e filmit “Shamikuqja”, Türkan Soray, ka mbërritur si e ftuar në Kosovë. Aty ku eshte pritur nga zv/kryeministrja kosovare Edita Tahiri , e cila shprehu bindjen se kjo vizitë do t’i shërbejë forcimit të marrëdhënieve kulturore mes Kosovës dhe Turqisë, ndërsa vlerësoi lart figurën e Soray, duke e cilësuar si divën e kinematografisë turke.
Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, Tahiri tha se lidhjet kulturore dhe historike do të shërbejnë për bashkëpunim edhe më të ngushtë.raporton ikub
Aktorja Türkan Soray, duke falënderuari zv/kryeministren Tahiri për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, shprehu kënaqësinë për qëndrimin e saj në Kosovë, duke thënë se Kosova ka një ardhmëri të ndritur dhe një popull të dinjitetshëm.
Aktorja turke u shpreh e impresionuar me rolin e shquar të grave në politikën kosovare, duke thënë se Kosova është një model për fuqizimin e grave në mbarë botën, njoftoi zyra e shtypit e qeverisë kosovare.
Adhuruesit e kinematografisë turke, të hënën në Prizren kanë organizuar një pritje të zjarrtë për aktoren e njohur nga Turqia, Türkan Soray (Tyrkan Shoraj). Ata kanë mbushur përplot amfiteatrin e Universitetit të Prizrenit, ku ka promovuar librin e saj të titulluar “Kinemaja ime dhe unë”, dhe sallën e Shtëpisë së Kulturës, ku ka marrë pjesë në hapjen e Javës së Filmit Turk, që mbahet për herë të gjashtë në Kosovë, nga 24 deri në 28 dhjetor.9

About