Inter, gati 2 goditje luksi (FOTO LAJM)

Sulmi zikaltër ka një emër të madh, Diego Militon, i cili vazhdon që të jetë garanci për ekipin. Por argjentinasi është në moshën 34-vjeçare dhe jo më me freskinë e dikurshme. Trajneri Andrea Stramaccioni ka një projekt afatgjatë, ndërsa synimi i tij është që të sjellë në Milano një futbollist, i cili do vazhdojë të shkëlqejë ashtu siç është edhe Milito. Objektivi i tij është lojtari i Borussia Dortmund, Robert Lewandowski. Në skuadrën gjermane ai ka bërë gola të rëndësishëm, duke fituar në fillim titullin kampion dhe më pas në kualifikimin e Ligës së Kampioneve. Për më tepër që me Poloninë në kampionatin europian, ai ishte protagonist, duke ngjallur interesimin e shumë klubeve të njohura europiane. Për drejtuesit zikaltër, ai është një investim për të ardhmen. Ashtu si edhe Milito, polaku sakrifikohet shumë për shokët e skuadrës në ndeshje, përveç golave të realizuar. E më pas në të ardhmen, ai do të jetë titullari, ndërsa Milito një zëvendësues luksi. Mirëpo tek Interi e dinë se do ta kenë të vështirë që të realizojnë blerjen e Lewandowskit, kjo për shkak të interesimit të madh. Vlera e kartonit të tij është 15 milionë euro: një shifër që zikaltrit nuk e kanë shumë problem ta paguajnë, por në fillim duhet të bindin polakun dhe Dortmundin që ta lerë të lirë.

About