Milan, 3 emra nëse ikën Robinho

Sipas asaj që raporton e përditshmja torineze "TuttoSport", në rast se braziliani Robinho largohet nga Milan, kuqezinjtë do të kenë paratë e nevojshme për të investuar mbërritjen e një sulmuesi të ri. 

Janë tre opsionet që pëlqehen nga drejtuesit e "Djallit": i pari është Biabiany i Parmës, sulmues i shpejtë që mund të përshtarej mjaft mirë me tridhëmbëshin e Allegrit; i dytë është Alessandro Matri, i cili nuk po gjen hapësira te Juventusi i Antonio Contes dhe i treti është i riu i Pescaras Weiss, talenti sllovak që javët e fundit është kërkuar shumë nga klubi i Silvio Berlusconit.

About