Cana në Tiranë me të dashurën e re

Lorik Cana nuk është se i ka punët fort mirë te Lazio, sa i pëket aktivizimit në skuadrën e trajnerit Petkoviç, por jashtë saj gjithçka duket në rregull. Përveç futbollit, Loriku nuk lë pas aktivitetet me karakter publicitar, humanitar etj. Të mërkurën, kapiteni i kombëtares kuqezi ka qenë në Tiranë, por jo vetëm…Për herë të parë ka sjellë me vete edhe të dashurën e tij italiane, studenten për arkitekturë ngaRoma, Monica. 

"Gladiatori", sikurse njihet për karakterin që tregon në fushën e blertë, sapo ka hapur në kryeqytetin shqiptar "Enoteken" me verëra franceze. 

E dashura e tij është 25-vjeçare, është nga Roma dhe ka filluar të flasë pak shqip, por kupton shumë mirë. "Me Lorikun dhe shqiponjën jam e dashuruar pafund", tregon bukuroshja italiane për "Anna Media".

Kjo foto e tij me Monikën është shkrepur nga "Anna Media". 

About