Huliganët maqedonas djegin flamurin shqiptar (VIDEO)

 Rreth 100 fansa nga Tetova, Velesi dhe Kumanova e kanë ndjekur mes brohorimave anti-shqiptarendeshjen e kampionatitmaqedonas të futbollit mesTeteks dhe Shkëndijes. "Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur", "Maqedonia është e maqedonasve", "Na pret lufta për çlirim" e shumë tjera ishin thirrjet anti-shqiptare të ultrasve maqedonas.

Ndeshja u pezullua në minutën e 85-të pasi sigurua e lojtarëve në fushë nuk mund të sigurohej, kjo edhe falë hyrjeve në fushën e lojës e tifozëve maqedonas, njëri prej të cilëve mbante diçka të dyshimtë në dorë. Por Shkëndija zgjodhi të lerë lojën edhe për shkak të golit të fitores së Teteks, i cili u shënua teksa një futbollist i Shkëndijes ishte i shtrirë në fushë.

NMdeshja u zhvillua në "Gjorçe Petrov" në Shkup.

About