Macja e Zeze ne Camp Nou... pastaj u demtua Messi !

Një mace e zezë përshkon fushën e "Camp Nou" përpara sfidës me Benficën. Një shenjë që ndjell ters, për të gjithë supersticiozët, në impiantin e skuadrës më fantastike të globit. Barcelona zhvillon ndeshjen e saj më të dobët të sezonit ndaj portugezëve, ndërsa në pjesën e dytë ylli i kësaj skuadre pëson një dëmtim të frikshëm duke lënë fushën me barrellë. Përshtypjet e para janë për një dëmtim të rëndë të argjentinasit.

Por analizat e para mjekësore qetësojnë tifozët. Lionel Messi ka vetëm një dëmtim muskular, asgjë serioze krahasuar me ndrydhjen e gjurit. Lojtari gjatë ditës I nënshtrohet dhe analizave më të detajuara nga ana e stafit mjekësor, që garantojnë se argjentinasi mund të rikthehet pse jo që këtë të dielë ndaj Betisit. Fantazisti, që ishte në kërkim të golit të 85-të, që do të barazonte rekordin e Gerd Muller, do të ketë kushtë mundësinë e tij për të arritur këtë shifër pas plot katër dekadash, nga moment kur gjermani e vendosi dhe mbi të gjitha do të vazhdojë dhe në këtë fundvitit të argëtojë fansat e futbollit në mbarë botën me lojën e tij.

Messi, gjithsesi nuk do të sërvitet me skuadrën deri të shtunën, ndërkohë që vetëm pas seancës stërvitore të kësaj dite, stafi mjekësor do të vendosë nëse argjentinasi mund të luajë ndaj Betis të dielën në kampionat, ku Barcelona do të kërkojë fitoren e 14-të në 15 javët e para të kampionatit

About