Pavarësisht se është duke kaluar ndoshta momentin më të vështirë në karrierën e tij, duke qenë se këtë vit ka luajtur shumë pak, Mario Baloteli nuk heq dorë ngë femrat. Mediat britanike flasin për fiksimin e tij të fundit, e cila quhet Fanny Robert Nuguesha.
22-vjeçarja belge, e cila e konsideron veten si balerinë, modele, aktore dhe këngëtare, ka fluturuar drejt Mançesterit disa ditë më parë me shpenzimet e Balotelit dhe ka qendruar në shtëpinë e këtij të fundit.
Kjo ka ndodhur pikërisht ditën që Frederica Ficio lindte fëmijën e Balotelit.
Një gazetar i “The Sun” ka marrë në telefon atë ditë Balotelin për ta uruar për lindjen, por në telefon i është përgjigjur pikërisht Fanny, e cila u pa edhe në stadium gjatë derbit të Mançesterit, pikërisht nën shoqërinë e motrës së Balotelit.