10 trajnerët më të paguar në botë

Jose Mourinho vazhdon të kryesojë listën e trajnerëve më të paguar në botë, por ndryshe nga sezonet e mëparshme, diferenca e tij me ndjekësit është ngushtuar ndjeshëm. 

Trajneri i Realit të Madridit, sipas renditjes së publikuar në një revistë të specializuar braziliane, përfiton 15,3 milionë euro në vit, në bazë të pagës dhe shpërblimeve mbi rezultatet e arritura. 

Pas tij, janë pikërisht dy italianë, Carlo Ancelotti dhe Marcelo Lippi, dy më të paguarit pas tij dhe të vetmit që së bashku me portugezin, kalojnë limitin e dhjetë milionë eurove. 

Në total, italianët janë trajnerët më të paguar, me shtatë të tillë midis 30 vendeve të para. Kjo është renditja e plotë e trajnerëve më të paguar në botë. 

1. Mourinho Real Madrid 15,3 mln euro 
2. Ancelotti Paris SG 13,5 mln 
3. Lippi Guangzhou 10,0 mln 
4. Ferguson Mançester J. 9,4 mln 
5. Wenger Arsenal 9,3 mln 
6. Hiddink Anzhi 8,3 mln 
7. Capello Rusi 7,8 mln 
8. Vilanova Barcelona 7,0 mln 
9. Camacho Kinë 5,9 mln 
10. Mancini Manchester C. 5,9 mln

About