Pato te Corinthians, Kaka te Milan

Corinthians u shpall kampione e Botës për klube duke mundur në finalen kampionët e Europës Chelsean dhe tashmë kërkon të festojë një arritje të madhe, që vjen pak ditë nga festat e fundvitit. Por, pas një suksesi mahnitës, skuadra braziliane kërkon që t’i bëjë vetes edhe një dhuratë të madhe për të festuar ashtu siç duhet këtë arritje. Dhe emri në axhendën e drejtuesve bardhezi është ai i Alexandre Patos

Pikërisht kështu, sulmuesi i Milan, që vazhdon të qëndrojë jashtë, mund të jetë blerja e madhe për Corinthians, një lëvizje në merkato që do të bëjë të gëzuar jo vetëm klubin karioka, por edhe Milanin e vetë futbollistin.

15 milionë euro për gjysmën e kartonit të Aleksandre Patos, një shifër e kënaqshme kjo që po e tundon jo pak presidentin Silvio Berlusconi.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto pika takimi, një edhe më e rëndësishme rikthen në skenë emrin e Ricardo Kaka. Ylli brazilian ka vendosur të largohet nga Real Madrid në janar dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritej të ishte pikërisht Corinthians. Por Milani, që ka vite që e ëndërron rikthimin e 30-vjeçarit me ngjyrat kuqezi, mund t’u ndezë dritën jeshile kampionëve të botës për transferimin e Patos dhe nga ana tjetër t’i kërkonte klubit brazilian që të hiqte dorë nga Kaka.

Dhe me 15 milionë eurot e largimit të Patos dhe me 8-10 milionë euro të tjera që mund të sjellë largimi i Robinhos te Santos, kjo shifër e bashkuar do mjaftonte për të bindur Real Madrid që të shiste kartonin e numrit 8. /albeu.com/

About