Për Etritin interes edhe Fulhami

Afati kalimtar i janarit po afrohet, i cili sipas të gjitha gjasave Kalmarin do ta lë pa Etrit Berishën. Kjo pasi Ertriti tashmë është bërë synimi i shumë skuadrave evropiane. Pas Bolognas dhe Evianit, edhe skuadra e njohur e Premierligës Fulham ka hyrë në garë për shërbimet e portierit shqiptar. 

"Përveç Bolognas dhe Evianit më janë ofruar edhe disa mundësi të tjera. Mundësia më e re imja është një skuadër shumë e njohur nga Premierliga", deklaroi Berisha për Express. 

"Më vjen keq, por nuk dëshiroj t’ia zbuloj tash për tash emrin e atij ekipi, sepse ende ka kohë, ngase afati kalimtar i janarit është ende larg dhe deri atëherë mund të ndryshojnë gjërat", tha Berisha, pa e përjashtuar Fulhamin, për të cilin Express ka mësuar se ka shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e tij. 

About