
Arsyeja e kësaj lëvizjeje të Leonardos mendohet se është rendimenti i pakët i Javier Pastores në fushë, i cili nuk preferohet shumë dhe nga ana e trajnerit italian. Vlera e sllovakut është rreth 30 milionë euro, një shumë e marrë parasysh nga ana e PSG, që është gati të derdhë paratë në arkat e Napolit, gjithmonë nëse De Laurentiis jep ok-in.
Një tjetër objektiv i skuadrës franceze është gjithashtu dhe mbrojtësi i krahut Patrice Evra. Ish-futbollisti i kombëtares transalpine preferohet nga Ancelotti, por në balotazh me të është dhe Ashley Cole. Problemi i vetëm për të dy futbollistët është fakti që kanë luajtur në Champions League dhe në këtë kompeticion nuk mund të përdoren nga transalpinët
