“Dedicated to Arian Cani. Po vazhdove me këto budallallëqe televizive, do kesh dhuratë për Vit te Ri një storie ekskluzive për të gjitha mëkatet e tua që ke bërë në Kosovë. Jo ketë vit, por sa herë që kë qenë këtu. Me foto, fakte dhe data. Kaq!”, shkruan Erleta në postimin e saj në Facebook.
Erleta para pak muajsh është divocuar nga këngëtari Kastro Zizo, i cili është mik i Arian Çanit, dhe njëri nga protagonistët më të shpeshtë të emisionit të tij televiziv ‘Zonë e Lirë’.
Ende nuk dihet cfarë ka shkaktuar zemërimin e drejtueses së Radio Televizionit të Kosovës, por kujtojmë se ndarja e Erletës me Kastro Zizon, ndodhi pikërisht pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në ‘Zonë e Lirë’, ku Zizo kishte bërë sjellje të pahijshme, të cilat ishin vlerësuar si të papranueshme nga Erleta. Zizo kishte kërkuar falje për sjelljet e tij, por Erleta vendosi ti jape fund martesës.