Adriano: E dua Interin ende

Legjenda e Interit, Adriano, ka deklaruar se atij i mungon shumë Italia dhe mendon për t’u rikthyer pas kohës së pasuksesshme në Brazil. 

30 vjeçari ka dështuar që të rikthejë formën më të mirë viteve të fundit dhe ka vuajtur nga alkooli, ndërsa tani e mendon rikthimin e tij në Itali, ku e kishte majen në fillimet e karrierës së tij.

"Mendoj për një rikthim në Itali. Momentet më të mira në jetë i kam atje. Unë kam kujtime të mrekullueshme nga Italia. Shpesh flas me ish-bashkëlojtarët te Interi dhe po ashtu jam dëgjuar me trajnerët e mi. 

Unë kam nostalgji për ushqimin, njerëzit dhe tifozët. Unë kurrë nuk do ta harroj Interin, kurrë nuk do ta harroj atë kohë. E dua Interin, e shikoj çdo ndeshje në televizor", ka deklaruar Perandori për La Gazzetta dello Sport.

About