Kosova nuk është anëtare e FIFA-s. Që Federata e Futbollit të Kosovës të anëtarësohet në organizmin ndërkombëtar të futbollit më parë duhet që Kosova të jetë anëtare e OKB-së, ashtu siç është parashikuar në statutin e FIFA-s.
Në takimin e 21 majit të këtij viti FIFA fillimisht miratoi kërkesën e Kosovës për të zhvilluar ndeshje miqësore pa kushtëzime, por pas protestave të federatës serbe të futbollit dhe kreut të UEFA-s Michelle Platini, vendimi u pezullua dhe një vendim më specifik u kërkua nga Komiteti Ekzekutiv.
FFK bëri të qartë në kërkesën e saj se nuk po kërkonte anëtarësimin, por thjesht lejimin e zhvillimit të takimeve miqësore ndërkombëtare me vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /albeu.com/
Kërkesa e dërguar në zyrat e FIFA-s u mbështet edhe nga një peticion i sportistëve shqiptarë Lorik Cana, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Fatmire Bajramaj.