Reali përzë 7 për Falcaon

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është duke marrë në konsideratë një spastrim masiv të skuadrës për verën e ardhshme, me shtatë lojtarë që pritet të largohen nga klubi.

Marca shkruan se Perez është tejet i zemëruar në ekipin e tij, për shak të formës së dobët që po kalojnë mbretërit, ndërsa tani është i vendosur që të bëjë edhe transfere sensacionale për të cilat ai dhe njihet nga e kaluara. 

Lojtarët që pritet të largohen pritet të jenë emra të mëdhenj që kanë zhgënjyer presidentin dhe nuk kanë treguar formë të lartë, apo ishin të padisiplinuar. 

Plani i Florentinos është që me një pjesë të parave të fituara nga shitja e lojtarëve gjatë verës të transferohen dy supersulmuesit, Radamel Falcao dhe Neymar, që së bashku kushtojnë 170 milionë euro

About