Ibra sherr për parkingun

Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të jetë një figurë shumë problematike në cilëndo skuadër që gjendet për shkak të sjelljes së tij. Tani edhe PSG-ja ka mësuar se sulmuesi suedez është shumë i vështirë për t′u menaxhuar, për shkak të pretendimeve të tij dhe arrogancës që shfaq herë pas here. 

Mediat franceze kanë zbuluar se muajin e kaluar, lojtari ka krijuar probleme të mëdha për një vend parkingu, pasi një ditë, punëtorët e klubit nuk kanë plotësuar dëshirën e tij por të vendosur makinën aty ku e vendos zakonisht stafi teknik. 

Sipas asaj që raportojnë media të ndryshme, Ibrahimoviç u mërzit shumë kur punëtorët e klubit nuk e lejuan të vendoste makinën e tij në parkun e rezervuar, ku zakonisht qëndrojnë vetëm veturat e stafit teknik. Lojtari dëshironte të vendoste aty makinën e tij pasi ky vend gjendej më afër fushës së stërvitjes se parkingu "normal" i lojtarëve. 

Pasi kërkesa e tij u refuzua nga punëtorët e klubit që i mbyllën derën, suedezi në inat e sipër vendosi të parkojë makinën pikërisht para hyrjes së këtij parkingu të rezervuar, duke bllokuar hyrjen e daljen e të gjitha makinave në këtë pjesë të klubit dhe duke shkaktuar kaos e vonesë në fillimin e stërvitjes. 

Sikur të mos mjaftonte kjo, lojtari dje ka vendosur të mos shkojë në stërvitje, edhe pse aty kanë qenë thuajse të gjithë drejtuesit e klubit të cilët deshën të shohin formën e skuadrës para sfidës së fundjavës kundër Lionit.

About