Rofeshata, kësaj rradhe Ibra del huq (VIDEO)

Mes shumë gjërave që duhet të harrojë nga ndeshja me SaintEtienne, e cila i dha fund aventurës së Paris SaintGermain në Kupën e Francës, është edhe tentativa për rofeshatë nga ana e "specialistit" Zlatan Ibrahimoviç.

Ashtu siç bëri ndaj Anglisë, ku realizoi një prej golave më të bukur të historisë së futbollit, sulmuesi suedez tentoi të godiste kësaj rradhe brenda zonës por sërish me një mbrojtës kundërshtar afër por ndërhyrja e këtij të fundit bëri që jo vetëm që rofeshata të mos realizohej por edhe shtatlarti me origjinë boshnjake të shembej në fushë.

Për më tepër arbitri i ndeshjes akordon faull në favor të Saint Etienne. /albeu.com/

About