Kukës, humb jetën në fushë futbollisti 17-vjeçar

Një futbollist 17-vjeçar nga qyteti i Kukësit ka ndërruar jetë në fushën e stadiumit ku poluante në ndeshjen miqësore mes Kukësit dhe Prizrenit rreth orës 18:00.

Ilirjan Thaçi është adoleshenti që sipas mjekëve dyshohet se ka pësuar një atak kardiak gjatë kohës që po luante në fushë.

Nga të dhënat e para mësohet se kanë qenë vetëm 10 minutat e para të lojës, kur i riu ka rënë pa ndjenja në fushë dhe ka humbur jetën menjëherë, paçka dhënies së ndihmës së parë.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, djali ka qenë në fushë në rolin e mbrojtësit të djathtë dhe nuk ka patur kontak me topin gjatë minutave të para të lojës.

Policia në vendngjarje po heton ngjarjen, ndërsa grupi i mjekëve të spitalit rajonal të Kukësit po bën autopsinë për të mësuar shkaqet e vdekjes së djaloshit. /albeu.com/

About