E lindur me 28.Nëntor.1912, gruaja që ka moshën e Pavarësisë së Shqipërisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zgjedhur që në këtë 100 vjetor, të kujtojë ata që kanë lindur në vitin 1912. Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha bëri një vizitë në familjen e znj. Hanke Kita, e lindur me 15 tetor të vitit 1912.
Znj. Kita, tashmë 100 vjeç ka qenë edhe pjesë e Luftës Nacional – Çlirimtare. Kreu i Bashkisë i ka dhuruar zonjës Hanke Kita simbolin e 100 vjetorit të Pavarësisë, me mbishkrimin: “Dëshmitare e 100 viteve të Pavarësisë”.

About