Rubrika jonë "Golazo", sot do t′ju sjellë një gol shumë interesant, e gati të pabesueshëm. Graziano Pelle, lojtar i ekipit hollandez Feyenoord ka shënuar golin e parë të takimit që në sekondin e 20-të.
Topi i nisur nga gjysmëfusha u mor në zotërim nga vendasit, duke shkundur brenda 20 sekondash portën e portierit të skuadrës Roda. Përvec se tepër i rrufeshëm goli i italianit Pelle qe edhe mjaft i bukur.
Shikojeni këtu golazon e Pelle-së.