I tha Balotellit majmun, 3 vjet "burg"

Një babai i cili lëshoi ofendime raciste ndaj Mario Balotellit ndërsa dy fëmijët e tij të vegjël ndiqnin ndeshjen, u dënua duke iu hequr për tre vjet e drejta për të hyrë në stadiumet e futbollit në Britaninë e Madhe. 

Tifozi i Stoke City, 36-vjeçari Terence Jones, ofendoi verbalisht dhe me gjeste sulmuesin italian, të cilin e krahasoi me një "majmun", përpara se të lëshonte një varg shprehjes të tjera fyese. 

Incidenti ndodhi kur të dy ekipet u përballën në një ndeshje kampionati, gjatë muajit shtator. 

Pasi mori në shqyrtim çështjen, një gjykatë vendosi që të gjobiste Jones me 440 paund dhe vendosjen e tij për tre vjet në "listën e zezë", të huliganëve që ndalohen të hyjnë në stadiumet britanike dhe europiane.

About