Milan, 2 superblerje për janar (FOTO LAJM)

Sipas së përditshmes italiane "Corriere dello Sport", Milani me hapjen e merkatos së janarit po përgatitet për dy superblerje. Bëhet fjalë për mesfushorin Daniele De Rossi të Romës dhe sulmuesin Mario Balotelli tëManchester City-t. Të dy futbollistët kanë probleme me trajnerët e klubeve respektivë, ndaj po mendojnë që të arratisen prej tyre. 

Ndërkohë, edhe drejtorët sportivë të këtyre klubeve janë gati që të firmosin transferimin përballë një oferte të mirë. Për De Rosin, përveç Milanit, interesohet edhe Manchester City. Megjithatë, mesfushori italian nuk do të largohet nga Italia, prandaj po ushtron presion që kartoni i tij t’i kalojë Milanit. 

Gjithmonë sipas kësaj të përditshme, edhe Mario Balotelli kërkon t’u bashkëngjitet kuqezinjve dhe zënkat e fundit me Mançinin e bëjnë këtë transferim më se të mundshëm. 

Për t’i blerë këta dy futbollistë Milani është gati të sakrifikojë Boatengu, Noçerinon dhe Robinhon. 

Tani mbetet për t’u parë dhe studiuar lëvizja e radhës e Administratorit të Deleguar të Milan, Adriano Galliani.

About