"Nxehtë" me Baba Stars


Labeli i njohur për hip hop "BabaStars", pas ardhjes së menaxhmentit të ri, pritet të sjellë risi të shumëta në skenën muzikore shqiptare. -->
Ky label tashmë zyrtarisht ka gjithsejt gjashtë DJ në përbërje, duke përfshirë: DJ Jungle, DJ Dirty, DJ Gamble, DJ Geek, DJ First dhe DJ Zummarley. Pas përmbylljes se sezonës së turneut veror, anëtarët e këtij labeli janë angazhuar në realizimin e materialeve të reja dhe duket se ka afruar momenti i publikimit të tyre. Nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, ky label ka njoftuar se do të rikthejë nxehtësinë nëpërmjet muzikës, duke shënuar: "Shumë shpejt kena me ja kthy verën me hitet e reja" Këto ditë, "Baba Stars" janë duke finalizuar realizimin e videoklipit të ri, në bashkëpunin me "Think Creative." /Indeksonline/

About