
Dueli i shumëpritur në mes të serbit Stankovic dhe Tysonit Shqiptarë Nuri Seferi është padyshim një ndër ngjarjet më të rëndësishme në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, me rreth 8.000 shikues në sallë dhe dhjetra personalitete të larta ishte ky një manifestim i madhë të cilin Nuri Seferi e bëri me kënaqësi dhe e stolisi me një fitore e cila nuk ka koment, boksieri serb me që ra gongu i parë marshojë me një vrullë shumë të madhë drejt boksierit shqiptarë dhe luftonte me shumë agresivitet, me një urrejtje të pa parë ndonjëherë në ring, por ai pësoi nga qetësia që e mbante Seferi, ai e kontrollonte çdo hap dhe hyri në luftë i qetë, filloi si gjithmonë të godet në fillim me "Jab" doren e drejt të majtë, ishte pikërisht një e majt e drejtë e cila serbin Stankovic e solli në dysheme që në raundin e parë.
Çfar ndodhi pastaj?

Siç jemi njoftuar, boksieri serb para duelit me Seferin është përkrahur direkt nga qeveritarë të lartë serb dhe është përbetuar për fitore ndaj Nuri Seferit, ashtu edhe u pa ai në fillim të luftës. Gjithashtu pasi që u hodh peshqiri boksieri serb reagoj shumë ashpër ndaj trajnierit të tij, por pastaj u bind me fatin dhe madje i uroj fitoren Nuri Seferit i cili definitivisht së shpejti do të hyn në TOP 3 të botës.
Për Nuri Seferin ishte kjo fitorja 33 në gjithsejt 39 duele.