Moratti: Derbi nuk ka…..

“Arrijmë në derbi me shumë shpresa për të bërë një ndeshje të mirë. Interi favorit? Në derbi asnjëherë nuk i dihet.” 
Këto janë fjalët e Massimo Moratti një ditë pas fitores që Interi i tij arriti në Azerbajxhan ndaj Nefçit (1-3), ndeshje e vlefshme për Europa League.

Padroni zikaltër nuk ka favoritë për supersfidën e së dielës, por kompanitë e basteve sigurisht që kanë dhe ata thonë Milan.
Bookmakers-at e japin fitoren e kuqezinjve me një kuotë 2.4, ndërsa ajo e zikaltërve është 3.2.

About