U rrit dhe shkëlqeu si futbollist te Boca Juniors për të zbarkuar më pas në Itali në një ekip i cili nuk mund të ishte kurrësesi për nivelin e një lojtari të tillë dhe më në fund mbërriti te Inter me qëllimin dhe dëshirën për tu bërë futbollist i niveleve të larta, siç është edhe në të vërtetë.
Po flasim për argjentinasin më të ri të zikaltërve, Rodrigo Palacio, i ardhur këtë verë nga Genoa, i cili sot në fitoren 2-0 ndaj Catanias ka shënuar një gol që tregon fare qartë klasin dhe cilësitë e këtij lojtari.
Ishte minuta e 85-të e ndeshjes kur Palacio mori një asist nga patrioti i tij Milito dhe pasi një kontrolli spektakolar e çoi topin në rrjetën e siçilianëve