Ermal Mamaqi: Do shkëputem nga aktrimi

Na ka çuditur pak deklarata më e fundit e aktorit dhe këngëtarit të dashur ErmalMamaqi. I ftuar në studion e “Dita Ime” në “Vizion Plus”, pyetjes së moderatorëve Lori Haxhiu dhe Erion Zeqiraj mbi planet që ka për 2013-ën, artisti i është përgjigjur kështu: Në 2013-ën do të dalë në treg albumi im i ri, shkruan Bluetooth.

Kam projekte konkrete që lidhen me muzikën; ndoshta realizimi i një studioje muzikore, ku mund të punoj vetë, por gjithsesi është ende herët për të folur. Ndoshta do të bëj edhe një shkëputje të shkurtër ngaaktrimi.

"Gjithsesi mbetet për t’u studiuar", – ka thënë Mamaqi në studion e “Dita Ime”, duke na bërë neve të dyshojmë për një largim të tij nga “Apartamenti 2XL”. /albeu.com/

Rita Ora, artistja e re më e mirë në Britaninë e Madhe


Prestigjiozja britanike “The Sun” ka shpallur "më të mirët e vitit". Çmimi si mashkulli i vitit 2012">2012 është dhënë për
Robbie Williams ndërsa Emeli Sande është shpallur femra më e mirë e vitit.


Në këtë listë bën pjesë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e cila është vlerësuar si artisja e re më e mirë në Britaninë e Madhe për vitin 2012">2012. Për The Sun sportisti më i mirë është shpallur Andy Murray, ndërsa filmi më i mirë i vitit sipas The Sun është “Skyfall”. /albeu.com/

Erleta-Arian Çanit: T'i nxjerr mëkatet që ke bërë në Kosovë

Prezantuesja e Radio Televizionit të Kosovës, Erleta Hoti, si duket është inatosur shumë me drejtuesin e emisionit “Zonë e Lirë”, saqë e ‘kërcënon’ publikisht për publikimin e ‘mëkateve’ të këtij të fundit në Kosovë.

“Dedicated to Arian Cani. Po vazhdove me këto budallallëqe televizive, do kesh dhuratë për Vit te Ri një storie ekskluzive për të gjitha mëkatet e tua që ke bërë në Kosovë. Jo ketë vit, por sa herë që kë qenë këtu. Me foto, fakte dhe data. Kaq!”, shkruan Erleta në postimin e saj në Facebook. 

Erleta para pak muajsh është divocuar nga këngëtari Kastro Zizo, i cili është mik i Arian Çanit, dhe njëri nga protagonistët më të shpeshtë të emisionit të tij televiziv ‘Zonë e Lirë’. 

Ende nuk dihet cfarë ka shkaktuar zemërimin e drejtueses së Radio Televizionit të Kosovës, por kujtojmë se ndarja e Erletës me Kastro Zizon, ndodhi pikërisht pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në ‘Zonë e Lirë’, ku Zizo kishte bërë sjellje të pahijshme, të cilat ishin vlerësuar si të papranueshme nga Erleta. Zizo kishte kërkuar falje për sjelljet e tij, por Erleta vendosi ti jape fund martesës.

Viti 2012, yjet që nuk jetojnë më (FOTO-LAJM)

Viti 2012 për disa personazhe të botës së artit ka qenë i suksesshëm ndërsa për disa të tjerë ai ka rezultuar fatal pasi një sërë yjesh nuk jetojnë më. Këngëtarja dhe aktorja amerikane Whitney Houston ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare në Los Angelos. Ajo është gjetur e vdekur në “Beverly Hilton Hotel”, në muajin shklurt. 


Shkaqet e vdekjes se saj ende nuk janë zbardhur nga autoritetet policore ndërsa zyrtaret kanë bërë me dije se nuk ka shenja vrasjeje.

PSY me shtëpi 1 milionë e 250 mijë euro

PSY i “Gangnam Style” blerë një shtëpi ëndrrash për 1 milionë e 250 mijë euro. Artisti koreano-jugorë i bërë i famshëm fal videos së tij “Gangnam Style”, ka blerë një godinë me sipërfaqe prej 250 metrash katrorë, në lagjen e famshme Blair House. 

About