Zbulohet pse Messi e CR7 nuk votuan për njëri-tjetrin

Përpara dhënies së "Topit të Artë", mediat nuk qëndruan pa pyetur dy kryeprotagonistët Messin dhe Ronaldon se përse nuk e votuan njëri-tjetrin në votimin e "Topit të Artë". 

Messi u shpreh se nuk votoi për Cristianon, pasi donte të votonte shokët e tij të Barcelona, ndaj edhe ia dha votat Xavit, Iniestas dhe Aguerros. Por "do të ishte budallallik të mos e konsiderosh Kristianon mes 3 më të mirëve. Vetëm mendova se ata ishin ata që duheshin votuar", tha argjentinasi. 

Ndërsa Cristiano Ronaldo duket se gjeti një justifikim më të mirë. "Pata marrë një goditje në sy dhe isha në shtëpi. Nuk votova fare", tha portugezi. 

About