Fitojnë Interi dhe Milani, dështon Roma (VIDEO)



-->
























Fitojnë Interi dhe Milani, dështon Roma (VIDEO) AC Milan 2 : 0 Cagliari Chievo 0 : 2 Inter Stephan El Shaarawy (AC Milan) Milani dhe Interi kanë shënuar fitore në takimet e zhvilluara të mërkurën mbrëma në Serie A. Milani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndërsa me po të njëjtin rezultat fitoi edhe Interi kundër Chievos. Për Milanin të dy golat i shënoi Stephan El Shaarawy (15' dhe 82’). Ndërsa për Interin shënuan Alvaro Pereira (43’) dhe Antonio Cassano (74’). Në ndeshjet tjera, Napoli ka shkatërruar me rezultat 3-0 Lazion në San Paulo, ndërsa Roma përsëri dështoi duke barazuar me rezultat 1-1 ndaj Sampdorias në Olimpico. Pas kësaj xhiroje, Milani arrin në gjashtë pikë ndërsa Interi në nëntë pikë, katër pikë më pak se lideri Juventus.



 

About