Djali "tradhëton" Beckham, tifoz i Arsenal



"Është faji i Arsene Wenger", deklaron David Beckham për revistën "Shortlist", "Djali im Romeo bën tifo për Arsenal dhe jo për Manchester United. Brooklyn (12) dhe Cruz (6) janë besnikë të "Djajve të Kuq" ndërsa djali tjetër i çiftit Beckham ka "tradhëtuar" duke u bërë fans i "Topçinjëve". "E gjithë kjo ka ndodhur për faj të Wenger. Në një ndeshje të Arsenal ai është treguar shumë xhentil me të duke i dhuruar në dhomat e zhveshjes një bluzë të "Topçinjëve" me emrin e tij. Tani është një fans i Arsenal. Më duhet të ngushëllohem me 2 të tjerët", u shpreh ish kapiteni i Manchester United, David Beckham.

About