Dy badigardë largojnë me forcë Simonen e DWS në Itali.


Simone Pigliacelli largohet në Itali me forcë. Dy badigardë po e përcjellin atë për në aeroportin e Rinasit, madje kanë përdorur edhe prangat. Se çfarë ka bërë Simone, një nga balerinët e “Dancing with the stars” për ta merituar këtë,
e shpjegon fabula e mëposhtme. Fotot janë bërë nga paparaci ynë gjatë një dite të zakonshme të balerinit simpa
tik në Shqipëri. Ka qenë një ditë e bukur, por duket se jo aq për Simonen, të cilit i duhet të kalojë gjithë këto peripeci. Simone njihet si balerin dhe ka hapur edhe shkollën e tij të kërcimit, po veç kësaj ai ka zbuluar se ka edhe një talent tjetër. Ai është një këngëtar mjaft i zoti dhe shumë shpejt gjithë fansat e tij do të mund të dëgjojnë këngën e tij më të re në shqip. Një këngë me një fabul mjaft të bukur, e cila shpjegon edhe jetën e balerinit mes Tiranës dhe Romës. “Pa destinacion” quhet kënga dhe surpriza është se Simone këtë këngë e ka kënduar nga fillimi deri në fund në shqip. Për klipin e këngës ai ka gjetur një fabul mjaft interesante, nga e cila janë marrë edhe fotot e mëposhtme. “Krimi” për të cilin Simonen po e dëbojnë dhe badigardët po e çojnë me forcë për në Itali, është dashuria. Një dashuri, udhëtimin e së cilës balerini e ka përjetësuar me nota muzikore. Se ku do të ndalojë ajo, kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen. Për djaloshin simpatik ky është vetëm fillimi i udhëtimit të gjatë, jo vetëm si balerin por edhe në disa projekte të tjera, të cilat për momentin ka vendosur t’i mbajë surprizë.

About