Festa e Barçës, shampanjë në avion (VIDEO)


Lionel Messi bëhet legjendë, duke fituar për herë të katërt radhazi "Topin e Artë". Një gëzim i madh për yllin argjentinas, por edhe për klubin e tij, Barcelona, ku ka premtuar se do ta mbyllë karrierën e vet futbollistike. Në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve, organizuar të hënën në Zyrih nga FIFA, bashkë me "Pleshtin" ishin edhe lojtarë e drejtues të klubit katalanas, që së bashku kanë festuar me shampanjë në kthim për në Katalonjë. 

Kujtojmë se përveç Messit, në formacionin më të mirë të vitit 2012 ishin edhe Pique, Xavi, Alves dhe Andres Inesta, nga Barcelona. Futbollistët në fjalë, sëbashku me presidentin Sandro Rosell dhe drejtorin Zubizarreta festuan që nëavion me shampanjë gjatë rrugës nga Zyrihu në Barcelonë.

Super... Super ... Super GOL ... Giorgios Karagoun...



To πανέμορφο πρώτο γκολ του Καραγκούνη με τη... by MotionCrew

Barça, Messi pritet me duartrokitje (VIDEO)

Ylli i Barcelonës Lionel Messi, i cili dje fitoi "Topin e Artë", është pritur me duartrokitjenga shokët e skuadrës në stërvitjen e sotme të katalanasve.

"Pleshti" hyri në historinë e futbollit si futbollisti me më shumë "Topa të Artë" e mbi të gjitha të fituara njëra pas tjetrit.

Por suksesi i Barcelonës në mbrëmjen e djeshme në Zyrih nuk përfundon me kaq. Përveç Andres Iniestas që ishte finalist i çmimit, Dani Alves, Pique, Xavi, Iniesta dhe Messi ishin pjesë e formacionit më të mirë të vitit.

Ja dhe Formacioni i Vitit 2012

Në gala ceremoninë ‘FIFA Topi i Artë’ është bërë publik formacioni më i mirë i vitit sipas FIFA-s. 

Barcelona dhe Real Madridi e dominojnë formacionin me nga pesë futbollistë, ndërsa nga kombëtaret më e përfaqësuar është Spanja. 

Portier: Iker Casillas (Real Madrid & Spanjë). 

Mbrojtës: Dani Alves (Barcelona & Brazil), Gerard Pique (Barcelona & Spanjë), Sergio Ramos (Real Madrid & Spanjë), Marcelo (Real Madrid & Brazil). 

Mesfushorët: Xabi Alonso (Real Madrid & Spanjë), Xavi Hernandez (Barcelona& Spanjë), Andres Iniesta (Barcelona & Spanjë) 

Sulmuesit: Lionel Messi (Barcelona & Argjentinë), Radamel Falcao (Atletico Madrid & Kolumbia), Cristiano Ronaldo (Real Madrid & Portugali).

Zbulohet pse Messi e CR7 nuk votuan për njëri-tjetrin

Përpara dhënies së "Topit të Artë", mediat nuk qëndruan pa pyetur dy kryeprotagonistët Messin dhe Ronaldon se përse nuk e votuan njëri-tjetrin në votimin e "Topit të Artë". 

Messi u shpreh se nuk votoi për Cristianon, pasi donte të votonte shokët e tij të Barcelona, ndaj edhe ia dha votat Xavit, Iniestas dhe Aguerros. Por "do të ishte budallallik të mos e konsiderosh Kristianon mes 3 më të mirëve. Vetëm mendova se ata ishin ata që duheshin votuar", tha argjentinasi. 

Ndërsa Cristiano Ronaldo duket se gjeti një justifikim më të mirë. "Pata marrë një goditje në sy dhe isha në shtëpi. Nuk votova fare", tha portugezi. 

Fotot e arta të ceremonisë gala (foto)

Ceremonia gala për dhënien e çmimit "Topi i Artë" qe e mirorganizuar dhe tepër e bukur. 

Në një galeri fotosh të përzgjedhura me kujdes ju ftojmë të ndiqni disa nga imazhet më të veçanta të kësaj ceremonie. 


Galerinë me fotot e arta e shikoni këtu! 

FIFA: Ja goli më i mirë i vitit (VIDEO)

Goli i Miroslav Stoch, lojtarit të ekipit turk Fenerbahce, të shënuar kundër Gençlerbirligit, më 3 mars 2012 në kuadër të Kampionatit turk të futbollit, është shpallur për golin e vitit në botë.

Stoch ka fituar kundër brazilianit Neymar dhe Radamel Falkaos.

"Kjo për mua është shumë e rëndësishme. Vetëm pjesëmarrja ime këtu çështja e madhe. Falënderimet më të mëdha për këtë ia detyrojë klubit për të cilin luaj", ka thënë sllovaku modest.

"Topi i Artë", çiftet në pasarelë (FOTO LAJM)

.Ceremonia gala e "Topit të Artë 2012" e mbajtur dje në Zyrih të Zvicrës, përveç interesit poër tu njohur me fituesin e çmimit më prestigjoz individual në futboll, ishte një mundësi e mirë edhe për të dashurat dhe bashkëshortet e futbollistëve.

Irina Shayk, Sara Carbonero, e dashura e Sergio Ramos dhe shumë të tjera shfrytëzuan tapetin e "Topit të Artë" për të tërhequr vëmëndjen e mediave dhe paparacëve.

Dhe ia kanë dalë..
"Topi i Artë", çiftet në pasarelë (FOTO LAJM)

                                                                                    

Messi: Nuk më pëlqejnë krahasimet

Messi: Nuk më pëlqejnë krahasimet

About