Edhe Qipro ashtu si Greqia është prekur nga kriza financiare, e cila nuk ka lënë mangut as futbollin. Edhe pse kampionatet respektive vijojnë normalisht, shkallët e boshatisura të stadiumeve e tregojnë qartë situatën e vështirë që po kalohet.
Por futbolli është sport që i tejkalon krizat dhe nuk ndikohet aspak nga ato. Këtë gjë e tregon edhe supergoli i shënuar nga 33-vjeçariportugez, Henrique në fitoren e OlympicasoNicosia përballë Paphos (3-1).
Luizani përfitoi nga dalja e portierit kundërshtar për të lëshuar një goditje të kalibruar nga mesi i fushës, e cila përfundoi në rrjetë
Bayern Munchen djersin për të prerë biletën e cerekfinales së Kupës së Gjermanisë. Skuadra e drejtuar nga Jupp Heynckes zbriti në fushën e Augsburg me arsenal të plotë, duke përfituar edhe nga mbyllja e kampionatit për këtë vit, cka i dhuroi fitoren 2-0.
Goli i parë për bavarezët erdhinë minutën e 26 nga Mario Gomez. Por më pas ndeshja mori një tjetër rrjedhë sepse francezi Franck Ribery u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën e 48-të. Largimi i francezit nga fusha rriti më shumë besimin e skuadrës vendase që iu afrua disa herë golit të barazimit por pa arritur të shënojnë.
Një gjë të tillë e bëri shqiptari nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, i cili transferoi në rrjetë një asist të dhënë nga Muller në minutën e 85-të.
Në ndeshjet e tjera, Schalke 04 thelloi krizën pasi edhe shkarkimi i trajnerit Huub Stevens nuk e evitoi humbjen e radhës. "Minatorët" u eliminuan nga Mainz 05 që fitoi 2-1 në transfertë, ndërsa Freiburg u mjaftua me një gol për të nxjerrë jashtë loje Karlsruhen. Surpriza e dytë e mbremjes erdhi nga Fortuna Dusseldorf që u eliminua pas humbjes 2-0 në fushën e Kickers Offenbach. DFB Pokal - Augsburg 0-2 Bayern Munich 18.12...by ourmatch
interi rigjen buzëqeshjen në Kupën e Italisë, duke shëruar pjesërisht plagët pas humbjes ndaj Lazios. Skuadra e Stramaccionit siguroi një fitore pa derdhur shumë djersë ndaj Veronas me rezultatin 2-0.
Cassano e Guarin larguan alarmin nga skuadra zikaltër që e mbylli pjesën e parë në barazim 0-0. Ndeshja e zhvilluar në San Siro nuk dhuroi shumë emocione në pjesën e parë, por fraksioni i dytë pa një Inter më këmbëngulës pasi Stramaccioni vendosi të aktivizonte tre titullarë dhe rezultatet u vunë re menjëherë pasi Cassano dhe Guarin zhbllokuan situatën.
Rreth 15 minuta nga fundi, Interi u detyrua të luante me 10 lojtarë pas dëmtimit të portierit Castellazzi. Stramaccioni nuk kishte më zëvendësime në dispozicion dhe dorashkat i veshi sulmuesi Palazio. Në fazën çerekfinale, Interido të ndeshet me skuadrën fituese të ciftit Napoli-Bologna. INT 2-0 VER (All Goals) ourmatch.netby ourmatch
Sipas asaj që raporton tabloidi britanik "Daily Star", Chelseaështë gati të invesatojë plot 100 milionë sterlina në merkaton e janarit. Roman ABramoviç, manjati rus president i "Bluve", dëshiron të bëjë revolucion në skuadër pas dështimit në Champions League dhe finalen e Botërorit pëtKlube.
Tre janë futbollistët në axhendën e Chelsea: Moutinho, një dëshirë e vjetër e Premier Leagues, Fellaini i Everton dhe ylli Atletico Madrid, Radamel Falcao
Konfederata Afrikane e Futbollit publikoi listën e tre pretendentëve përfundimtarë për fitimin e titullit të Futbollistit Afrikan më të Mirë të Vitit.
Didier Drogba, i cili fitoi Champions League dhe Kupën e Anglisë me Chelsea, përpara se të transferohej tek kinezët e Shangait, është favoriti për të fituar këtë titull.
Dy rivalët e tij janë Yaya Toure, fituesi i edicionit të shkuar të këtij çmimi dhe Alex Song.
Në historinë e këtij trofeu, të konsideruar një “Top të Artë” afrikan dhe që nisi të dorëzohej që prej vitit 1970, futbollisti me më shumë tituj është kamerunasi Eto’o, me katër prej tyre.
Ai ndiqet nga legjendari Abedi Pele, me tre tituj, pasuar nga Kanu, Diouf, N’Kono, Milla, Weah dhe Drogba, secili me nga dy tituj. /albeu.com/